Nexhmedin Ademi letër të hapur Daut Haradinajt

Mos i humb

Letër e hapur z. Daut Haradinajt.

I dashuri deputet z. Daut Haradinaj.
Pavarësisht dinamikës politike, etnia kombëtare, territori, feja nuk kalkulohen me pasuri mbi e nëntokësore. Nuk është e moralshme të na ulësh kaq poshtë sa që shenjtëritë tona të na kalkulosh sikur ato të janë mallra të pazarit ditorë.

Gjuha, sakrifica për idealet e larta kombëtatre, së bashku me xhamitë dhe minaretë, janë një nga faktorët pse ne ende frymojmë shqip në këto troje.

Janë hartuar projekte ekonomike e kulturore, elaborate me elemente fashizoide sikur që jeni në dijeni edhe ju, me të vetmin qëllim që sistemstikisht të na fshijnë nga memoria individuale dhe kolektive, gjurmët, zakonet, trashëgiminë kombëtare e religjioze të identitetit shqiptarë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nuk ka qenë vullneti ynë, kontribut individual e as shoqërorë që të shkëputemi nga gjeografia etnike gjithëshqiptare. Kufijt administrativ i kemi “dhuratë” nga një projeksion politik e ideologjik i regjimit famëkeq komunist si pasojë e vendimeve politikohistorike të padrejta në dëmë të interesave kombëtare, nën maskën e “vëllazërim bashkimit”, të djeshëm, filo enverizmit dhe titizmit të sotshëm. Kjo ndarje e projekteve politike antishqiptare asnjëher nuk e ka dëmtuar legjitimimin e vullnetit politik të shqiptarëve autokton të këtyre trojeve për t’u rikthyer natyrshëm në trungun etnik shqiptarë.
Hipotetikisht po e them. Edhe nëse do të kishte një referendim gjithëpopullorë ku shqiptarët e Kosovës do të deklarohesh se nuk e duan Luginën e Preshevës në Kosovë, ne nuk do ta humbim asnjëherë shpresën e kultivuar nga ninullat e nënave tona. Ato na kanë kënduar, rritur e ushqyer, duke na njoftuar me padrejtësitë historike. Ju mundë të mos na duani por ne me mendje e shpirtë, narracionin historik, frymëzimin patriotik, luftën e gjakun dëshmorëve të kombit e kemi shndrruar në kapital patriotik e politik për të qenë me Kosovën.

Minaretë janë tonat, prodhim vendorë, pjesë e identitetit kulturorë të shqiptarit. Gjyshërit tanë janë rreshtuar nën aradhat e luftëtarëve të Mulla Idrizit, hoxhë Lipovicës. Ideologjikisht kanë mbështetur projektin e bashkimit kombëtarë të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare. Këtu poshtë fshatit tim, Corroticë është luftuar kundër forcave partizane komuniste, të ndihmuara edhe nga aradhat partizane komuniste të xhaxhit Enver, të tradhëtuar nga shokët e idealit të Fadil Hoxhës, për të mbrojtir kufijtë etnik të shqiptarisë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë bashkëudhëtuar me fatin e popullit nëpër të gjitha ngjarjet e rëndësishme historike kombëtare. Veprimtarë të kauzës kombëtare, kontributorë të jetësimit të projekteve kombëtare nga Lugina e Preshevës: Lidhja e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë së shtetit shqiptarë, Lufta e UÇK – së, Pavarësia e Kosovës, lufta e UÇPMBS – së, dëshmorë të rënë për kauzën kombëtare, sot kur në tavolinën e bisedimeve po përmendet edhe statusi politik i pazgjidhur i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të ndiheshin të dëshpruar, të tradhëtuar nga deklarata që kontribuojnë për ta devijuar sakrificën për kauzën madhore kombëtare dhe shuajnë shpresat e gjeneratave të reja për ta vazhduar betejën qenësore, ekzistenciale, politike në dobi të jetësimit të ëndrrës për bashkim kombëtarë.

Nuk dua të besoj se kjo deklaratë neve shiptarëve autokton të Luginës së Preshevës na trajton sikur të ishim qytetarë të Kandaharit, Kashmirit, apo naj vendi tjetër të cepit të globit.

Nuk kam kapacitete intelektuale, sfondë atdhetarë (respekt deri në qiellë për kontributin tuaj dhe të familjes suaj pë lirinë e popullit) vendimarrje politike sikur Ju. Po ta kisha, tërë energjinë e veprimtarisë tuaj do ta ndryshoja për të mos menduar si popull, fis, që prodhon vlera të fragmentarizuara, e që po vazhdojnë të na dëmtojnë si komb.

Do të angazhohesha të merrja vendime politike, të pjekura me vetëdije e mendësi që do të na dallojnë si shoqëri e modernizuar, që mendon në rrafshe dhe nivele kombëtare. Shoqëri e kombit shqiptarë.

Me shumë dashamirësi.
Nexhmedin Ademi
20, Dhjejorë, 2018
Preshevë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit