Nigeri, fëmijët në kampe luftojnë për mbijetesë

Mos i humb

Qindra mijëra refugjatë, të cilët kanë braktisur shtëpitë e tyre si pasojë e luftimeve në Nigeri, luftojnë për mbijetesë në 207 kampet e strehimit të vendosura në 13 shtete.

Malam Xhibril, një prej përgjegjësve në kampin e vendosur në Kano për të zhvendosurit brenda vendit, në deklaratën për AA tha se qindra mijëra nigerianë janë vendosur në kampe si pasojë e luftimeve në Nigeri dhe sulmeve të organizatës Boko Haram.

Duke theksuar që sipas statistikave të vitit 2015, në 13 shtete të Nigerisë gjenden 207 kampe të refugjatëve, Xhibril shtoi se mes viteve 2009-2015, në kampe janë strehuar 2,1 milionë persona.

Ai poashtu theksoi se kampet më të mbipopulluara janë në shtetet Borno, Adamawa dhe Jobe. Malam Xhibril pohoi se në kampin në shtetin e Bornos gjenden 1,5 milionë refugjatë, në Adamawa 136 mijë, në Jobe 131 mijë dhe në kampet në Abuja, Bauchi, Benue, Gombe, Kaduna, Kano, Nasarawa, Plateau, Taraba dhe Zamfara jetojnë qindra mijëra refugjatë të tjerë.

“Një numër i madh i fëmijëve në kamp luftojnë për mbijetesë”, – tha Xhibril duke pohuar se qeveria dhe organizatat joqeveritare ofrojnë ushqim, veshmbathje, strehim dhe shërbime shëndetësore e arsimore për të strehuarit në kamp.

“Organizata Boko Haram është një çetë”

Zejnep Jusuf nga Borno, tha se është strehuar në kamp duke ikur nga sulmet e Boko Haramit. “Organizata Boko Haram është një çetë. Kur erdhën në qytezën tonë, vranë shumë persona duke përfshirë dhe burrin tim. Asokohe unë isha shtatzënë 3 muajsh, fatkeqësisht e humba beben”, u shpreh ajo.

Zejnep, e cila duke ikur nga Borno ka ardhur në Kano, shtoi: “Pasi u vendosa në kampin e refugjatëve në Kano, nisa të kërkoj punë. Falë Zotit gjeta një punë për të pastruar shtëpi dhe për tu përkujdesur për fëmijë. Siguroj jetesën time prandaj dhe nuk dua të kthehem më në Borno asnjëherë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit