Nissan-i tërheq 215 mijë automjete nga SHBA

Mos i humb

Kompania Nissan do të tërheq 215 mijë automjete dhe SUV automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për shkak të rrezikut nga shpërthimi i zjarrit dhe paralajmëron pronarët që të parkojnë në të hapur.

Tërheqja përfshinë modelet Murano të prodhuara nga viti 2015 deri në vitin 2017. Maxima nga viti 2016-2017, Pathfinder nga viti 2017-2018 dhe Infiniti QX60 nga viti 2017.

Kompania njoftoi se nga pompa që parandalon bllokimin e frenave mund të rrjedhë lëngu në pllakën e qarkut elektrik dhe të shkaktojë një lidhje të shkurtër elektrike që rrit rrezikun e shpërthimit të zjarrit. Nëse shoferët shohin se drita paralajmëruese e frenave ndriçon për më shumë se dhjetë sekonda pas fillimit të motorit, Nissani u bën thirrje atyre të mos ngasin dhe t’i parkojnë në të hapur.

Nissan-i vlerëson se 56 për qind e automjeteve kanë probleme. Shitësit do të kontrollojnë numrat serik të pompave dhe sipas nevojës do t’i zëvendësojnë duke filluar nga 15 tetori./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit