Nitaj opozitës: Gazi i botës me debate e interpelanca

Mos i humb

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj mos votimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, derisa thekson se kjo rrezikon funksionalitetin e Kushtetueses.

 Ai akuzon opozitën, për bllokim dhe votim edhe të anëtarëve të disa bordëve e komisioneve, e që sipas tij po kërkohet tema e debate, rezultati i të cilave është zero.

“E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!.Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksionimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!”

Më poshtë postimi i plotë i Nitajt:

E dhimbshme që Parlamenti nuk mundi t’i votojë gjyqtarët e ri të Gjykatës Kushtetuese, duke bërë kështu që të rrezikohet funksionimi i kësaj Gjykate!

Nuk janë votuar edhe plot borde e komisione nga të cilat do të varej funksonimi normal i Shtetit e i mekanizmave të tij!

Në vend të kësaj janë kërkuar katër debate për tema të ndryshme, rezultati i tē cilave edhe pas përfundimit do të jetë “nul”!

Nëse opozita e djeshme e kishte bërë Kuvendin e Kosovës “gaz me gaz”, kjo e sotmja po e bën gazin e botës me debate e interpelanca që jo rrallë nuk janë as në mandatin e tij./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit