OKB: Shumica e sirianëve në kufirin me Jordaninë janë kthyer në shtëpi

Mos i humb

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se shumica e refugjatëve sirianë që ishin në kufirin me Jordaninë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Anders Pedersen, Koordinator i Përhershëm i Jordanisë dhe Koordinator i Çështjeve Humanitare të OKB-së në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Amman të Jordanisë me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), përfaqësues për Jordaninë, Stefano Severe, ka theksuar se shumica nga mijëra refugjatët sirianë nga kufiri me Jordaninë janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Pederson duke bërë të ditur se në kufi kanë mbetur vetëm 150-200 refugjatë, tha se nuk janë në dijeni për numrin e refugjatëve të jug të Sirisë.

Gjithashtu Pederson ka kërkuar që t’iu sigurohet lehtësi atyre që të dërgojnë ndihma për refugjatët në Siri.

Forcat e regjimit të Asadit dhe mbështetësit e tij që nga 10 qershori morën nën kontroll disa nga zonat e opozitarëve ushtarakë në Dera në jug të vendit, ndërsa Rusia më 20 qershor nisi sulmet ajrore.

Ekipet e mbrojtjes civile në rajon kishin njoftuar se kishte arritur në 350 mijë numri i civilëve të shpërngulur për shkak të sulmeve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit