Opozita nuk njeh qeverinë e Këshillit Ushtarak në Sudan

Mos i humb

Aleanca e opozitës sudaneze për Ndryshim dhe Liri është duke bojkotuar bisedimet për transferimin e pushtetit nga Këshilli Ushtarak, i cili e mori pushtetin në Sudan pas përmbysjes së presidentit Omar al-Bashir.

Kreu i Shoqatës së Sindikatave Sudaneze (SPA) Mohamad Al-Amin Abdul Aziz, tha se negociatat kanë hyrë në një “rrugë qorre”.

Ai gjatë fjalimit para demonstruesve akuzoi Këshillin Ushtarak se refuzon t’i dorëzojë pushtetin qeverisë civile.

“Ne jemi kundër regjimit ushtarak dhe nuk e pranoj as këtë nuk regjim të cilin e konsiderojmë si puçist dhe trashëgimitar të regjimit të mëparshëm”, tha Abdul Aziz.

Kryetari i Këshillit Ushtarak të Sudanit, Abdelfattah Burhan tha se nuk kanë ardhur në pushtet nëpërmjet grushtit ushtarak por me revolucionin e popullit.

“Ne nuk kemi ardhur në pushtet me grusht ushtarak, por me revolucionin e popullit. Ne nuk synojmë të qëndrojmë në pushtet. Ne do t’ia dorëzojmë pushtetin qeverisë civile sa më shpejt që grupet politike të arrijnë konsensus”, tha Burhan.

Ushtria sudaneze kohët e fundit, pas protestave disa mujore, përmbysi presidentin Omar al-Bashar, i cili sundoi Sudanin që nga viti 1989.

Ushtria gjithashtu ngriti Këshillin Ushtarak i cili do të udhëheq vendin në një periudhë dyvjeçare të tranzicionit. Në krye të Këshillit fillimisht u emërua ministri i Mbrojtjes Ahmed Awad Ibn Avf i cili një ditë më vonë dha dorëheqje. Në vend të tij u emërua gjeneral lejtnant Abdelfattah Burhan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit