Opozitarit rus Navalny i refuzohet nominimi për garën presidenciale

Mos i humb

Mbyllet rruga për kandidaturën presidenciale e aktivistit opozitar rus dhe themeluesit të “Fondit Kundër Korrupsionit”, Aleksei Navalny.

Në një deklaratë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë theksohet se për shkak të akuzave për korrupsion dhe dënimit, Navalny nuk mund të kandidojë për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në përputhje me ligjin zgjedhor në Rusi.

Aktivisti i opozitës, blogeri dhe avokati Navalny, një nga figurat e shquara të demonstratave kundër presidentit të Rusisë Valdimir Putin, u dënua me burg në vitin 2014 për mashtrim.

Ella Pamfilova, kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rusisë, në deklaratat e mëparshme në mënyrë të përsëritur ka bërë të ditur se Aleksei Navalny nuk mund të jetë kandidat për zgjedhjet presidenciale për shkak të dënimit të tij në të kaluarën./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit