Orban nuk ndalet: fushata anti-BE vazhdon

Mos i humb

 

Mediat hungareze pro-qeveritare vazhduan të publikojnë mesazhe anti-BE të mërkurën, pavarësisht premtimit të zyrtarëve qeveritarë që ta ndalojnë këtë fushatë.

Posterat e qeverisë kundër Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe miliarderit amerikano-hungarez George Soros renditen ndër ankesat e Partisë Popullore Evropiane – PPE, i cili kërkon nga anëtarët përjashtimin e partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orban.

Dymbëdhjetë nga 80 anëtarët e PPE-së, grupi më i madh në Parlamentin Evropian, besojnë se Hungaria i ka shkelur rëndë vlerat e BE dhe duhet të nxirret jashtë, edhe nëse ajo dobëson grupin pak para zgjedhjeve evropiane.

Negociatat kryesore të martën midis Orban dhe udhëheqësit të PPE-së Manfred Weber, nuk i zgjidhën dallimet e tyre dhe divorci është ende i mundur.

Weber kërkoi ndërprerje urgjente dhe fundin e përhershëm të fushatës anti-BE dhe anti-emigrantë, si dhe një falje ndaj anëtarëve të PPE-së. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit