Pacolli në Strasburg, siguron mbështetje në Këshillin e Evropës

Mos i humb

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Këshillin e Evropës dhe në vazhdim të rritjes së dinamikës dhe përpjekjeve për sigurimin e mbështetjes mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë organizatë, zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar ambasadorët e misioneve të përhershme të shteteve anëtare mike të vendit tonë.

“Ishte një takim i frytshëm në Strasburg me ambasadorët e misioneve të përhershme të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë kreu i diplomacisë kosovare Pacolli.

Në linjë me këtë, ai ka thënë, që të ketë siguruar mbështetje në procesin e integrimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kemi siguruar mbështetje të fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtarë të vendit tonë”, është shprehur Pacolli.

Gjatë këtij turneu diplomatik, shefi i diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit