Kurdët sirianë reagojnë ndaj planit amerikan të “forcave kufitare”

Mos i humb

Këshilli Kombëtar Kurd i Sirisë ka deklaruar se SHBA-të për të formuar një “forcë të sigurisë kufitare” në Siri të udhëhequr nga PYD/PKK-ja mund të shkaktojë mosmarrëveshje midis kurdëve dhe arabëve.

Të dielën e kaluar, zëdhënësi i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, Ryan Dillon, njoftoi planet për të formuar një “forcë të sigurisë kufitare” prej 30.000 trupash në Siri me SDF/PKK-në, një grup i mbështetur nga SHBA-të, i hartuar kryesisht nga elementët terroristë të PYD/PKK-së.

Duke folur për AA, anëtari kryesor i Këshillit Kombëtar Kurd, Ibrahim Biro, tha se plani do t’i bënte kurdët pushtues, duke u shprehur se, “Plani mund të shkaktojë një konflikt tjetër midis kurdëve dhe arabëve atje”.

Ai theksoi se nuk ka popullsi kurde rreth lumit Eufrat, duke shtuar PYD/PKK-në e mbështetur nga SHBA-të për ta mbajtur larg nga Rusia dhe Irani.

Biro tha se ata u kanë thënë SHBA-ve se PYD-ja ishte një degë e PKK-së, por siç thotë ai, SHBA-të filluan të bëjnë propagandë se PYD është ndryshe nga PKK.

“Ajo që po ndodh tani është krejtësisht e kundërta e pretendimeve të SHBA-ve. Zhvillimet e fundit nuk do t’i shërbejnë zonave kurde në Siri”, theksoi ai.

PYD/PKK është dega siriane e grupit terrorist të PKK-së, e cila renditet si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja.

Që nga mesi i viteve 1980, PKK ka zhvilluar një fushatë të gjerë terroriste kundër shtetit turk, në të cilin rreth 40.000 persona janë vrarë, duke përfshirë më shumë se 1.200 nga korriku i vitit 2015, kur rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër shtetit turk, pas një armëpushimi delikat./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit