Pacolli: Nuk ka asnjë mundësi që shkëmbimi i territoreve të shtrohet në tryezën e dialogut

Mos i humb

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka ripërsëritur qëndrimet e tij se në tavolinën e bisedimeve në Bruksel, nuk do të hidhet propozimi për ndarjen e Kosovës.

Në një intervistë dhënë për “Danas”, Pacolli ka potencuar se ndarja e Kosovës nuk do ju konvenonte as vetë serbëve.

“Kosova nuk ka asnjë këndvështrim në këtë çështje ngase nuk ka asnjë mundësi që propozimi për shkëmbim të territoreve të hidhet në tavolinën e bisedimeve. Ndarja e Kosovës nuk do t’i konvenonte as serbëve të cilët jetojnë në Kosovë. Zgjidhja më e mirë do të ishte që të shmangen territoret dhe kufinjtë kur flitet për marrëveshje”, ka thënë Pacolli.

Tutje, Pacolli në këtë intervistë ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për të cilin ka thënë se do të formohet gjithmonë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, mirëpo edhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Më vjen keq që pala serbe nuk është përfshirë në hartimin e draftit të këtij Asociacioni. Kosova nuk do të pranojë asgjë që do ta bënte jo efektikv shtetin e saj”, ka thënë Pacolli.

Kreu i diplomacisë kosovare foli edhe për gjendjen e shqiptarëve të Luginës, për të cilët tha se është e papranueshme që në zemër të Europës, një komunitet vazhdon të përballet me vështirësi të tilla.

“Është detyrë e jona që këtë problem ta hedhim në tavolinën e diskutimeve. Ne jetojmë në një regjion ku komunitetet pakicë gëzojnë më së shumti të drejta, dhe kjo është shumë e civilizuar”, ka shtuar tutje Pacolli. Pacolli po ashtu tha se çështja e dëmeve të luftës të shkaktuara nga shteti serb një ditë do të diskutohet dhe se duhet të gjendet edhe një zgjidhje për këtë temë,përcjell,lajmi.net.Në fund, Pacolli tha se esenca e dialogut me Serbinë është arritja e fqinjësisë së mirë, dhe intensifikimi i bashkëpunimit mes dy vendeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit