Pacolli: Sa i vogël je Ivica Daçiç!

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar homologut serb, Ivica Daçiç që ka thënë se njohjet e Kosovës do të bien nën 100. Pacolli ka thënë se kjo përpjekje e Daçiç është thjeshtë një përpjekje, siç ka pohuar ai, Don Kishoteske.

“Deklarata e Daciçit që të “rrënojë” njohjet e Kosovës është rezultat i sindromit të tij dhe të politikes që ai përfaqëson – Destruktivitet, shkatërrim, rrënim”.

Pra kjo është ajo që përfaqëson Daçiç. Ne në Kosovë do të jemi gjithmonë konstruktiv dhe do të “ndërtojmë. Shkatërrimi është karakteristikë e të frustruarve të skajshëm”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka thënë se, ne nuk jemi fajtor që një botë e tërë janë kundër Daçiçit dhe politikës se Serbisë, shkruan klan kosova. “E sa i përket paralajmërimeve të Daçiçit për terheqjen e njohjeveato janë thjesht përpjekje Don Kishoteske”.

“Këto përpjekje të Don Kishotit ballkanas, rezultojnë qesharake edhe kur ai prezenton “notën verbale” të Guinesë Bissau, e cila në fund të tekstit zotohet dhe rikonfirmon respektin që ka për Ministrinë e Jashtme dhe Republikën e Kosovës”. “Sa i vogël je Ivica Daçiç…Po më zhgënjen çdo ditë e më shumë…!”, ka përfunduar Pacolli./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit