Pakistan, mijëra njerëz në varrimin e viktimës së sulmit terrorist në Zelandë të Re

Mos i humb

Mijëra njerëz në qytetin pakistanez limanor Karaçi morën pjesë në varrimin e Syed Areeb Ahmedit, njërit prej të vrarëve në sulmin terrorist në xhamitë e Zelandës së Re dhjetë ditë më parë.

Më herët, kufoma e tij u soll nga Zelanda e Re dhe u prit nga familja e tij në aeroportin e Karaçit. Një numër i madh i anëtarëve të familjes, miqve dhe një ministër provincial arritën në aeroport për të pritur trupin e tij.

Skenat emocionale ishin pjesë e ngajrjes, pasi arkivoli që mbante trupin e Ahmedit u soll në shtëpinë e tij në shoqëri të vajtimeve nga nëna dhe motra e tij.

Anëtarët e familjes dhe miqtë po ashtu nuk arritën t’u përmbahen lotëve teksa ngushëllonin njëri-tjetrin.

Namazi i xhenazes së Ahmedit u fal në një shesh lojrash pranë vendbanimit të tij para se të dërgohet në banesën e fundit në një varrezë në afërsi.

Ahmed, 27 vjeç, ishte djali i vetëm i prindërve të tij që shkoi të falte namazin e xhumasë në xhaminë Al-Noor në Christchurch, një nga dy xhamitë e sulmuara, ku një terrorist e qëlloi me gjakftohtësi atë së bashku me 49 muslimanë të tjerë.

Ndër të vdekurit, nëntë ishin pakistanezë, katër prej tyre nga Karaçi, ndërsa disa pakistanezë të tjerë gjithashtu u plagosën në sulmin e tmerrshëm, më të përgjakshmin në historinë e kohës së paqes në Zelandën e Re.

Ahmed është viktima e vetme pakistaneze e cila u varros në atdheun e tij.

Një kontabilist i licencuar me profesion, Areeb fitoi punë nga një firmë lokale e kontabilitetit dhe u transferua në Zelandën e Re në vitin 2017.

Ai ishte diplomuar si student i dalluar nga instituti më i lartë i Pakistanit dhe iu ofrua një punë fitimprurëse në Christchurch pas përfundimit të studimeve të tij.

Ahmed kishte vizituar qytetin e tij Karaçi vetëm një muaj e gjysmë para tragjedisë për të marrë pjesë në fejesën e motrës së tij të vogël.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit