Paris, angazhohen 2.000 policë në prag të protestës kundër Macron

Mos i humb

Policia në Paris në masë të madhe është duke u stacionuar, ndërsa aktivistët bëjnë thirrje për qetësi teksa kryeqyteti i Francës bëhet gati për protestat masive për përvjetorin e parë të mandatit presidencial të Emmanuel Macron.

Autoritetet janë zotuar se do të bëjnë gjithçka për të evituar dhunën dhe dëmet që ndodhën në protestat e për 1 Majin.

Nga gjykata të shtunën njoftuan se për shkak të trazirave të Një Majit akuzohen shtatë persona, të cilët janë parë në mesin e demonstruesve se si djegin automobila dhe shkatërrojnë restorantin e McDonalds’s-it dhe dyqane tjera.

Prandaj autoritetet e qytetit të Parisit urdhëruan që për sigurinë në protestat e sotme të angazhohen 2.000 policë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit