Pas deklaratës së Vlahutin, Vasili: Kush ju pengon të flisni për asgjësimin e ONM?

Mos i humb

“Kush dhe çfarë po e pengon zj.Vlahutin të flasë për asgjësimin e ONM?”. Me këto fjalë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka nisur komentimin e deklaratës së ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë pas publikimit të strategjisë së zgjerimit nga Brukseli.

“Vlahutin thotë: “fatkeqësi që nuk pati dakordësi për KLGJ dhe KLP”. Çfarë dakordësie pret Vlahutin?Dakordësi me shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit?! Pra shkatërrim të reformës në drejtësi, e cila themelin e saj ka zbatimin e ligjit”, thotë ai.

Sipas Vasilit, mazhoranca hodhi poshtë ONM-në.

“Zj.Vlahutin a duhet të biem dakord me asgjësimin e ONM dhe të votojmë kandidatët e përjashtuar nga ONM? Kush dhe çfarë ju pengon të flisni qartë, pasi fjalët klishe dhe pa përmbajtje po e shkatërrojnë reformën në drejtësi?!”, vijon deklaratën e tij deputeti i LSI-së.

Vasili shton se çdo kërkesë ndaj opozitës në lidhje me reformën në drejtësi është moralisht e pabazë, politikisht pa përmbajtje dhe juridikisht antiligjore e antikushtetuese.

“Opozita do të mbështesë e do të votojë pa hezitim çdo kandidat që respekton ligjin dhe opinionin e ONM. Maxhoranca po e dhunon hapur edhe ligjin, edhe ONM. Nëqoftëse Vlahutin është dakord me këtë që mazhoranca bën, le ta thotë qartë, ndryshe çdo thirrje ndaj opozitës është thjesht alibi për antireformën që zbatohet në drejtësi”, mbyll reagimin e tij Petrit Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit