Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e Rrugës së Kombit!

Mos i humb

Për shkak të borës, 38 mjete e 64 punëtorë janë vënë në dispozicion të rrugëve në Kukës. Trashësia e dëborës në Kukës arrin 5 cm, në Krumë 7 cm dhe në Bajram Curri 10 cm.

Si pasojë e temperaturave të ulëta rrugët nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit, fenomeni i ngricave është prezent në të gjitha akset.

Por sipas një raporti të detajuar, Rruga e Kombit qarkullohet pa zinxhirë dhe në dispozicion të saj janë 13 borëpastruese e 2 fadroma për heqjen e dëborës. Lartësia e borës në Tunelin e Kalimashit arrin 12 cm. Gjatë aksit po hidhet edhe kripë njëkohësisht. Dhe në akset e tjera ka borëpastruese dhe fadroma që rrinë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit