PD: Deputetët, jo në protestë

Mos i humb

Partia Demokratike, pas daljes së rezultateve për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ka thirrur sot kryesinë e saj.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së në fokus ishte protesta e studentëve.

Burime kanë konfirmuar se në protestë nuk do të ketë deputetë të PD-së, për të shmangur akuzat e kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu, nuk do të ketë as deputetë të LSI-së.

Është diskutuar edhe qëndrimi i opozitës në lidhje me dy seancat parlamentare të kësaj jave. Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar që opozita të kthehet në Parlament të enjten për buxhetin, por zoti Basha e ka lënë të hapur diskutimin për mbledhjen e nesërme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit