Pendohet Lista Serbe? Paqartësi mbi largimin nga qeveria

Mos i humb

Operacioni i policisë në veri të Kosovës, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç, shtyu Listën Serbe të njoftonte largimin nga qeveria.

Por, divorci duket se nuk ka ndodhur ende dhe ka dyshime nëse do të ndodhë. Mediet vendase thonë se serbët nuk i kanë dorëzuar automjetet zyrtare, kartat e kreditit, apo asete të tjera shtetërore, që kanë në dispozicion.

Situata është e paqartë në radhët e qeverisë. Vet kryeministri Ramush Haradinaj beson se, Lista nuk do t’i tërheqë ministrat. Zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiç, pjesëtar i kësaj partie, mori pjesë të enjten në mbledhjen e qeverisë për të shprehur pikëpamjen e tij për aksionin policor të së hënës, që çoi në arrestimin e Marko Gjuriçit.

Ai u largua nga mbledhja, pas përfundimit të diskutimeve lidhur me çështjen, por nuk e bëri të ditur nëse do ta braktiste përfundimisht qeverinë. Në një deklaratë për “Koha Ditore”, zyra e kryeministrit thotë se është ende herët për të dhënë konkluzione për situatën.

Ndërkohë zëvendëskryemimistri Behgjet Pacolli është i bindur se Lista Serbe nuk do të largohet nga qeveria, pavarësisht deklaratës së pak ditëve më parë. Skeptik lidhur me çështjen është treguar edhe kryetari i partisë progresiste serbe, Nenad Rashiç.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit