Pengesa tuniziane në ëndrrat e rendit rajonal të Emirateve të Bashkuara Arabe

Mos i humb

MEHMET RAKİPOĞLU

Nëse i shikojmë aktivitetet e fundit në periudhën e fundit, ashtu siç theksoi ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, mund të thuhet lehtësisht se Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) është një vend që prodhon kaos dhe paqëndrueshmëri. Përkundër Arabisë Saudite, partnerit të tyre në koalicionin në Jemen, EBA e cila mbështet separatistët në jug që prishin integritetin territorial të vendit, mbështet në aspektin financiar dhe diplomatik diktaturën mizore të Assadit në Siri, në vendet afrikane si Somalia, përpiqet ta bëjë rajonin të varur nga vetja duke transferuar fonde në organizatat terroriste dhe duke krijuar një mjedis të pasigurt. Gjithashtu, trashëgimtari i frontit në EBA dhe Abu Dhabi, Mohammed bin Zayed, është arkitekti kryesor i shumë projekteve të ndyra në mesin e tyre edhe shitjen Palestinës në Izrael me ndihmën e Mohammed Dahlan.

Ndërtimi i rendit rajonal

EBA, në një pjesë të projekteve që përmendëm në thelb synon një pikë; e cila mund të përmbledhet si “përpjekje për ndërtimin e një rendi të ri rajonal” duke zhvilluar marrëdhënie të koordinuara dhe të pavarura nga njëri-tjetri me fuqitë globale si SHBA, Rusia dhe Kina. Në këtë kuptim, EBA e cila financon mercenarët e kompanisë Wagner në Libi dhe mbështet puçistin Haftar, vërehet se më shumë është duke bashkëpunuar me rusët. Abu Dhabi që bashkëpunon me regjimin e Assadit në Siri, me Kinën afrohet në aspektin ekonomik, kulturor dhe diplomatik me të cilën përpiqet që balancoj butësisht SHBA-të. Vendi i cili ka një kapacitet tejet të kufizuar ushtarak, në ndërtimin e rendit rajonal ka nevojë për aleatë rajonal. Megjithatë, EBA, në rendin rajonal që dëshiron ta ndërtojë, po bie pre në sfidat e Turqisë si një fuqi rajonale. Prandaj EBA tregon kujdes pikat në të cilat Turqia është aktive në lidhje me vendosjen e rendit rajonal. Aktivitetet e Abu Dhabi në Libi dhe krizat e ndërlidhura me këtë mund të lexohen në këtë drejtim. Aktorët që nuk dëshirojnë të marrin pjesë në rendin që EBA dëshiron të vendos, politikat e tyre të paanshme si në Jemen, Libi ose marrëdhëniet e afërta me Turqinë, shkakton që Abu Dhabi të sulmoj aktorët e lartëpërmendur. Sulmet e EBA-s ndaj Marokut dhe Tunizisë duhet të vlerësohen në këtë drejtim.

Luftë me lëvizjet islame

Një nën-element i EBA-s për vendosjen e rendit rajonal është të shkatërroj çdo lëvizje islame që përbën kërcënim për sigurinë e regjimit. Kjo politikë është duke u vazhduar brenda vendit, në shkallë të Gjirit, në nivel të Lindjes së Mesme dhe ndërkombëtarisht. Përderisa është duke zhvilluar një proces jashtë-gjyqësor ndaj të gjithë reformistëve në krye me gazetarët kritikues si Ahmed Mansoor, në nivel të Gjirit është duke u zbatuar një embargo ndaj Katarit që është nikoqir i emrave të rëndësishme të Vëllazërisë Muslimane. EBA në nivel rajonal, gjithashtu ka filluar një luftë të pa emëruar kundër aktorëve si Turqia që në nivel kombëtar interesat e tyre përputhen me Ihvanin. Në shkallë globale, EBA e cila ka gjetur një mundësi te presidenti amerikan Donald Trump, është duke zhvilluar veprimtari të lobimit duke e tërhequr SHBA-të afër saj në luftën kundër aktorëve që zhvillon në këto tre shkalla, ndërsa nga ana tjetër vazhdon bashkëpunimin me fuqitë e mëdha si Kina dhe Rusia.

Edhe pse kjo politikë e jashtme ambicioze dhe agresive e EBA-s e tejkalon kapacitetin e saj, ambiciet politike parandalon që elita politike në Abu Dhabi të mendojnë në mënyrë racionale. Kështu që, pavarësisht ndikimit të koronavirusit ndaj ekonomisë së vendit, EBA, vazhdon aktivitetet jashtë kufirit me kosto të lartë. Shembujt e fundit të kësaj politike mund të shihet se janë vendet e Afrikës veriore. EBA e cila mundohet të tregojë si të pasuksesshme luftën e Marokut kundër koronavirusit, në ditët e fundit shënjestron edhe Tunizinë. Shënjestrimi i Tunizisë nga EBA përmban kodet e ngjashme si ato të sulmeve ndaj Marokut. Pra, me anë të troleve të rrjeteve sociale, EBA, sulmoi Marokun dhe një sulm të ngjashëm dëshiron t’i bëjë Tunizisë.

Instrumentalizimi i mediave dhe deklaratat për grusht shteti

Kanali Al-Arabiya e financuar nga Arabia Saudite me qendër në EBA, pretendoi se Rached Ghannouchi, i cili u kthye në vendin e tij nga jeta në mërgim me “Revolucionin Jasmine” posedon një pasuri të dyshimtë. Një zgjerim i aksit EBA-Arabia Saudite, televizioni Al Ghad (Nesër) çështjen dëshiron që ta bëjë më të ndërlikuar. Kanali i themeluar nga Mohammed Dahlan me kapital të EBA-s, është duke bërë përpjekje për të krijojë një perceptim se populli tunizian nuk i beson qeverisë dhe se është duke hetuar pretendimet. Pretendimet në fjalë, përkoi me një periudhë kur në politikën e brendshme të Tunizisë flitet rreth rezultatit ekonomik që kanë shkaktuar masat e marrë kundër koronavirusit. Në këtë kuptim EBA, mund të thuhet se politikën e brendshme në Tunizi është duke ndjekur me lidhjet e saj të brendshme. EBA në vitin 2013 mbështeti protestat kundër Nahda, ndërsa në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 për të balancuar Nahda-n mbështeti partinë Nida të Tunizisë; u përpoq për të tërhequr në anën e saj presidentin Essebsi për të prishur koalicionin Nahda-Nida, krijuar si rezultat i zgjedhjeve të vitit 2014. Ngjashëm financoi edhe protestat anti-qeveritare të vitit 2018. Krijoi një krizë artificiale duke marrë një vendim skandaloz për parandalimin e hyrjes së grave tuniziane në EBA. Gjithashtu duke mbështetur shumë aktorë në mesin e tyre ministrat si Lotfi Brahem dhe liderin e Partisë Zemra e Tunizisë, Nabil Karoui, dëshironte të jap drejtim politikës së brendshme të vendit. Por në çdo hap EBA ishte e pasuksesshme.

Në krizën e krijuar nëpërmjet Ghannouchi, boshti saudit-EBA me ndihmën e “mizave” të saj elektronike bëri thirrje në mediat sociale për votëbesimin e qeverisë tuniziane përmes një referendumi. Për më tepër, në mediat e aktorëve të status-quo, Al Arabiya dhe Sky News, emra të tillë si Abir Musa, shpesh kanë filluar të kritikojnë Ghannouchi, duke theksuar se ajo që ndodhi pas dhjetorit 2010 nuk ishte një revolucion. Kështu, në Tunizi, politika nga Libia evoloi në politikën e brendshme.

Kthimi i Tunizisë në shënjestër në nyjën libiane

Ekzistojnë dy arsye kryesore pse Maroku, Tunizia dhe Algjeria janë shënjestra e Emirateve të Bashkuara Arabe. Arsyeja e parë është se këta aktorë nuk i shërbejnë rendit rajonal që kërkohet të vendoset nën udhëheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe. Me fjalë të tjera, aktorët e përmendur nuk janë përfshirë në bllokun e status quo-së të udhëhequr nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite dhe po ndjekin një politikë relativisht të pavarur. Prandaj, ankthi kryesor i Emirateve të Bashkuara Arabe është të bëjë që Tunizia dhe aktorë të tillë si Maroku dhe Algjeria në Afrikën e Veriut të jenë vegël e rendit të ri rajonal që po përpiqet të krijojë. Arsyeja e dytë është ekzistenca e pakicave dhe / ose lëvizjeve shumicë islame në vendet e lartpërmendura të Afrikës së Veriut. Në këtë kuptim, synimi i EBA janë vendet që nuk janë nën “hegjemoninë” e saj dhe vendet që tolerojnë lëvizjet islame.

Fakti që shënjestrimi i Ghannouchi dhe Tunizia, në fakt ka të bëjë me ekuilibrin në Libi. Me fjalë të tjera, Emiratet e Bashkuara Arabe, përmes Ghannouchi, duan të drejtojnë politikën tuniziane, është në lidhje me luftën e brendshme në Libi dhe të kufizojnë fuqinë në rritje të Turqisë, në vend se të luftojnë lëvizjet islame apo demokracinë. Libia, e cila ka mbetur neutrale përkundër të gjitha tundimeve politike të Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë krizës, po shqetëson Abu Dhabin. Edhe pse qeveria legjitime e Libisë pretendon se aleanca e Turqisë, Tunizisë dhe Algjerisë mbështesin qeverinë e Tripolit, Tunizia nuk ka lejuar që territori i saj të përdoret për të dërguar ndihmë ushtarake për qeverinë e Sarraj. Prandaj, si rezultat i interesave të saj, Tunizia nuk është as në anën e Emiratet e Bashkuara Arabe, as në anën e Turqisë. Por Emiratet e Bashkuara Arabe nuk mund të tolerojnë faktin se Tunizia është neutrale. Për më tepër, takimi i Presidentit tunizian Saied me Presidentin e Këshillit Shtetëror Khalid al-Mishri, një nga përfaqësuesit e qeverisë legjitime në Libi, urimi i kryetarit të Parlamentit Tunizian Rached al-Ghannouchi kryeministrin e Libisë, Fayez al-Sarraj më 18 maj me rastin e çlirimit të bazës ushtarake strategjike në perëndim të vendit al-Watiya nga milicitë e Haftar si dhe biseda e Ghannoushi me Erdoğan pas mbledhjes së sigurisë të bërë me Libinë, ka bërë që Emiratet e Bashkuara Arabe të ndërmarrin veprime. Fakti që Tunizia është bërë një shënjestër për Emiratet e Bashkuara Arabe është kryesisht për shkak të një ndryshimi të balancit të fuqisë në Mesdheun Lindor. Marrëveshja e Turqisë me qeverinë legjitime të Sarraj në Libi, e njohur nga bashkësia ndërkombëtare, dhe ofrimi i ndihmës ushtarake dhe kanë ndryshuar balancës në Libi.

Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë mbështetur prej kohësh Haftarin duke financuar mercenarë rusë dhe duke dërguar avionë ushtarakë me municion. Ndihma dhe ndërhyrja ushtarake e Turqisë, pas nënshkrimit të një marrëveshje me qeverinë Sarraj në dhjetor, ka kontribuar në ndryshimin e lojërave në Mesdheun Lindor në kundërshtim me interesat e Emiratet e Bashkuara Arabe. EBA po përpiqen të forcojnë Haftarin duke përfshirë Tunizinë në ekuacionin Libian në mënyrë që të mbyll humbjen. Për këtë, si në rastin e Iran-Siri, ata përdorin ndihmën humanitare si armë. [1] Sipas Al-Quds al-Arabi, Emiratet e Bashkuara Arabe dëshirojnë të ndihmojnë Tunizinë të luftojë koronavirusin. Biseda telefonike midis Bin Zayed dhe Kais Saied më 14 prill ndezi polemikë në politikën e brendshme të Tunizisë. Shumë njerëz këtë bisedë, e cila u zhvillua midis dy vendeve pas shumë vitesh, e kanë interpretuar se Zayed nën pretekstin e ndihmës humanitare, dëshiron ta tërheqë Tunizinë në kënetën libiane. Në fakt, kontakti i Bin Zayed me Tunizinë erdhi pasi Haftar humbi kontrollin mbi rajonin kufitar Tunizi-Libi. Në këtë kuptim, mund të kërkohet që në rast të nevojës milicitë e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe të hyjnë në Tunizi. Por ajo që dëshiron me të vërtetë Abu Dhabi është që Tunizia, e cila është gjeografikisht afër Haftarit, të luajë një rol ushtarak dhe politik. Prandaj Emiratet e Bashkuara Arabe duke e përdorur Haftarin në lindje të vendit, dhe Tunizia në perëndim po përpiqet ta vendos qeverinë e Tripolit në një pozitë të vështirë. EBA me këto hapa gjithashtu duan ta mbajnë Tunizinë larg afrimit me Turqinë.

Si rezultat, përpjekjet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të drejtuar politikën e brendshme dhe të jashtme tuniziane përmes Ghannouchit kanë qenë të lidhura me krijimin e një rendi rajonal të parashikuar nga Abu Dhabi. Rendi rajonal i planifikuar parashikon pasivizimin e lëvizjeve islame, me instrumente ekonomikë udhëheqja politikave të brendshme dhe të jashtme të vendeve, dhe kufizime i aktorëve të tillë si Turqia. Sulmet e Emirateve të Bashkuara Arabe në vendet e Afrikës së Veriut, përfshirë Tunizinë, gjithashtu i shërbejnë kësaj imagjinate. Kjo është arsyeja pse përpjekjet e Emirateve të Bashkuara Arabe për të parandaluar lëvizjen demokratike tuniziane duke synuar Ghannouchin nuk janë të pavarura nga lufta e elitës politike në Emiratet e Bashkuara Arabe kundër lëvizjeve demokratike në rajon. Sulmet e Abu Dhabi ndaj Tunizisë janë gjithashtu pjesë e një lufte pa emër me Turqinë. Në fakt, Abu Dhabi po përpiqet të ndëshkojë Tunizinë për të mos mbështetur aktivitetet e saj në Libi dhe për bashkëpunimin me Ankaranë, ndërsa përdor mediat sociale si armë kundër Tunizisë kohët e fundit, duke përdorur fuqinë e saj financiare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit