Pensionistët nuk do ti i marrin pensionet me rritje, nëse nuk miratohet Buxheti

Mos i humb

Vonesat në votimin e buxhetit për vitin 2019, ka nisur t’i sjellë problemet e para.

Qeveria e Kosovës tek të premten pasdite, me tri ditë vonesë ka arritur t’i sigurojë paratë për të paguar 16 kategori të pensioneve që ekzistojnë në Kosovë

Në qeveri thonë se paratë janë marrë nga projektet e papërfunduara të linjave të ndryshme buxhetore nga viti 2018.

Por, pensionistët nuk i morën pensionet me rritje nga 15 deri në 30%, siç ishte vendosur.

Në Institutin Demokratik të Kosovës vlerësojnë se tërheqja e parave nga buxheti i vitit të kaluar pa vendim, nuk është në përputhje me ligjin.

Përveç janarit, probleme pritet të ketë edhe në muajin e ardhshëm, pasi qeveria nuk është e sigurt që buxheti mund të kalojë deri më 31 janar në Kuvend.

Në mbledhjen e 11 janarit, Qeveria ka dërguar kërkesën në Kuvend për zgjatje të ndarjes buxhetore të vitit të kaluar, por që i njëjti ende nuk është miratuar, si pasojë e mosfillimit të punës nga Kuvendi i Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka treguar se kur do të dalë në votim buxheti.

Qeverisë Haradinaj i ka mbetur edhe një kusht i parealizuar nga Partia Social Demokrate për t’i siguruar votat për buxhetin, e që është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Megjithëkëtë, me ndarjet buxhetore të mundësuara përmes Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, qeveria mund t’i kryejë vetëm shpenzimet e pagave, raporton KTV.

Derisa zgjatja e buxhetit nga viti 2018, mund të bëhet vetëm deri në muajin mars.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit