Përmbytet një varkë në Nigeri, humbin jetën 21 persona

Mos i humb

Të paktën 21 persona e kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjes së një varke pasagjerësh në jug të shtetit afrikan Nigeri.

Sipas mediave vendase, është përmbytur një varkë që transportone mallra dhe pasagjerë në lumin Benue të shtetit Benue.

Në aksident humbën jetën 21 persona ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Zëdhënësja e policisë, Catherine Anene tha se janë shpëtuar 2 persona në punimet e kërkim-shpëtimit në rajon, duke shtuar se ende vazhdojnë punimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit