Ballina Shëndetësi Pesë shenjat që tregojnë praninë e kancerit të mushkërive!

Pesë shenjat që tregojnë praninë e kancerit të mushkërive!

16
0
SHPËRNDAJE

Në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit.

Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është e vetmja sëmundje apo gjendje që mund të shkaktojë këto simptoma).

1.Ënjtje të gishtërinjve: Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Lëkura poshtë thonjve gjithashtu mund të duket më e shndritshme ose thonjtë mund të lakohen. Shtrembërimi i thonjve lidhet gjithashtu me kancerin e mushkërisë: Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

2.Probleme me stomakun: Një ose 2 nga çdo 10 njerëz me kancer zhvillojnë nivele të larta të kalciumit, një gjendje e quajtur hiperkalcemia. Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.

3.Dhimbje shpine ose të shpatullave: Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut. Për shkak të pjesës ku zhvillohen këto tumore, ndodh rrallë që të prekin sistemin respirator.

4.Shtim në peshë: Disa njerëz me kancer të mushkërisë me qeliza të vogla preken edhe nga sindroma Cushing. Kanceri bën që trupi të prodhojë një hormon të quajtur ACTH, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kjo çon në grumbullim të lëngjeve dhe shtim në peshë. Mund t’ju mavijoset gjithashtu lehtësisht lëkurës, si dhe ndiheni të përgjumur. Nga ana tjetër, hiperkalcemia dhe SIADH, një problem hormonal që prek veshkat, shkaktojnë humbje të oreksit, prandaj mund të humbisni peshë edhe pa u përpjekur fare

5.Ënjtje të gjinjve tek meshkujt: Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit./Kosova Post/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here