Policia turke arreston 14 të dyshuar të FETO-s

Mos i humb

Stamboll

Policia turke ka arrestuar të paktën 14 persona për lidhjet e tyre të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grusht shtetit të mposhtur në vitin 2016,  (AA).

Burimet e sigurisë theksuan se prokurorët e Stambollit lëshuan urdhër-arreste për 28 persona pasi u zbuluan se po përdorin ByLock, aplikacioni i grupit terrorist i mesazheve të koduara në smartphone.

Policia arrestoi gjysmën e të dyshuarve në operacione të njëkohshme në Stamboll, në kryeqytetin Ankara, provincën mesdhetare Isparta dhe provincën veriperëndimore Bolu. Kërkimi për të dyshuarit e mbetur është duke u zhvilluar.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 persona të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

Turqia po ashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit