President apo Perandor i Kinës?

Mos i humb

Heqja e kufirit të mandatit për udhëheqësin e vendit komunist i jep praktikisht liderit të tij, Xi Jinping të drejtën të mbetet president përjetë.

Ndryshimet kushtetuese u miratuan gjatë kongresit të përvitshëm të popullit në vazhdën e një votimi ku nga 2,964 vota, vetëm dy ishin kundër dhe tre abstenime.

Kina pati vendosur që në vitet 1990 një afat prej dy mandatesh për postin e presidentit me qëllim të parandalohej dalja në skene e një kryetari tjetër shteti të nivelit të Mao Cedunit, duke përkrahur më tepër lidershipin kolektiv sesa sundimin e një njeriu të vetëm dhe kultin e personalitetit.

Por tani, pozicioni i presidentit grumbullon një fuqi që nuk ishte parë prej dekadash të tëra. Vete Xi e sfidoi traditën që në muajin tetor, gjatë kongresit të partisë komuniste, kur ndryshe nga sa pritej prej tij, nuk shpalli një pasardhës.

Në vend të kësaj, udhëheqësi kinez e konsolidoi më tepër pushtetin e vet politik ndërsa partia votoi për ta kaluar emrin e tij dhe ideologjinë politike në statutin e partisë, duke e ngritur kështu ne nivelin e themeluesit te saj, Mao.

Në fund të shkurti, Partia Komuniste propozoi heqjen e limitit të mandatit të presidentit nga kushtetuta e vendit. Xi duhet të ishte larguar nga posti në vitin 2023. Në letër, kongresi është organi më i fuqishëm legjislativ i Kinës, i ngjashëm me parlamentet e vendeve të tjera, por besohet gjerësisht se ai votoi ashtu sic i ishte kërkuar të bënte.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit