Presidenti Erdogan diplomaci telefonike për Kudsin

Mos i humb

 

 

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi biseda telefonike me emirin e Katarit, sheikun Temim bin Hamed Al Thani, presidentin e Indonezisë Joko Widodo dhe presidentin e Sudanit Omer el-Beshir.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedat e realizuara sot u shkëmbyen mendimet në lidhje me zhvendosjen e ambasadës së SHBA-ve në Kuds si dhe për takimin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar tensionet e ngritura si pasojë e marrjes në objektiv të palestinezëve nga ushtarët izraelitë, takim i cili do të mbahet ditën e premte në Stamboll.

Liderët theksuan se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të mbetet e heshtur në shkeljet ndaj palestinezëve. Ata potencuan rëndësinë e një qëndrimi të vendosur dhe të përbashkët nga shtetet anëtare të OBI-t ndaj incidenteve.

Erdoğan pas rritjes së tensioneve nga zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve në Kuds, ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me presidentin e Palestinës Mahmud Abbas, mbretin e Jordanisë Abdullah II, kryeministrin e Malajzisë Mahathir Muhammed, emirin e Kuvajtit, Sheikun Sabah El Ahmed El Xhabir Es Sabah dhe mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz Al Suud.

Presidenti Erdoğan do të vazhdojë telefonatat diplomatike në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit