Presidenti i Jemenit Hadi takon përfaqësuesin e OKB-së

Mos i humb

Presidenti i Jemenit Abdurrabbu Mansur Hadi u takua me përfaqësuesin special të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Jemenin, Ismail Vild esh-Shejh Ahmed, për të diskutuar për zhvillimet e fundit në shtetin e tij.

Sipas agjencisë zyrtare të Jemenit, SABA, në takimin e realizuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite në Rijad janë diskutuar “Zhvillimet e fundit në Jemen, zbatimi i vendimeve të marra për këtë shtet në OKB si dhe përpjekjet për ofrimin e paqes në këtë vend”.

Në takim u diskutua mbi operacionet ushtarake kundër Husive në kryeqytetin Sana si dhe përpjekjet për t’i larguar punonjësit e OKB-së dhe të organizatave ndërkombëtare nga kryeqyteti.

Hadi tha se kanë bërë lëshime të shumta në mënyrë që të ndihmojnë në punët e OKB-së në Jemen. Ai tha se lëshimet në fjalë janë pritur gjithmonë me agresion nga milicët puçistë. Sipas tij, Husitë po përpiqen vetëm që t’i vazhdojnë dëshirat e axhendave të huaja.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi special i OKB-së për Jemenin, Ahmed bëri thirrje “që si prioritet të merren interesat, stabiliteti dhe siguria e Jemenit dhe të fitojë gjuha e paqes”.

Forcat Husi dhe mbështetësit e ish-presidentit Saleh të cilët që nga viti 2014 e deri më tani po kryejnë akte të armatosura kundër forcave të qeverisë legjitime në Jemen gjatë kohëve të fundit kanë mosmarrëveshje mes vete.

Tensionet që filluan me deklarata të ashpra ndaj njëri tjetrit, kohë pas kohe po shkaktojnë përleshje në Sana. Përleshjet mes këtyre dy palëve në Sana dhe përreth saj, gjatë ditëve të fundit morën hov përsëri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit