Presidenti i Këshillit të Europës për vizitë në Kosovë javën e ardhshme

Mos i humb

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk do ta vizitojë javën e ardhshme rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën.

Vizita e tij do të nisë në Shqipëri më 24 prill, nga ku do të vazhdojë në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni.

Duke folur në Parlamentin Europian në Strasburg, Tusk tha se do t’i përçojë mesazhin rajonit se BE-ja do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm dhe investitori më i madh.

“Samiti (për Ballkanin Perëndimor në Sofje) duhet të konfirmojë perspektivën evropiane të rajonit dhe, çfarë është më e rëndësishme, duhet t’i përmirësojë lidhjet me rajonin dhe brenda tij”, tha Tusk.

Samiti në Sofje, i paralajmëruar të mbahet më 17 maj, do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor pas 15 vjetësh./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit