Presidenti Thaçi jep lajmin e keq për liberalizimin e vizave

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për mediat sot ka paralajmëruar se liberalizimi i vizave mund të shtyhet për vitin 2020, e gjithë kjo sipas tij mund të ndodhë nëse nuk ka koordinim të spektrit politik.

“Nuk duhet të ketë dallime mes qeverisë dhe opozitës por secili duhet të përkrahin procesin e liberalizimit të vizave. I bëjë thirrje gjithë politikanëve dhe gjithë partive në vend që të kemi një unitet që të arrijmë liberalizimin e vizave brenda disa muajsh. Nëse ne nuk do të jemi të bashkuar për ketë temë do të argumentojmë qartë sukseset e Kosovës, por nëse arrinë e kundërta i gjithë procesi do të shtyhet për vitin 2020. Vendimi për liberazim të vizave është në duart tona pasi të gjitha kriterët janë plotësuar”, ka thënë presidenti Thaçi duke shtuar se askush nuk ka të drejt të rrezikojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit