Presidenti Thaçi: Nëse arrihet marrëveshja, Lugina e Preshevës i bashkohet Kosovës

Mos i humb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është zotuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, kurse ka pranuar se në dialog me Serbinë temë e diskutimit do të jetë korrigjimi i kufijëve duke lënë të kuptohet se nëse ka marrëveshje Lugina e Preshevës mund t’i bashkohet Kosovës.

Sipas tij, kërkesa institucionale e liderëve të Preshevës është e pranueshme dhe e realizueshme

“Se kur do të ndodhë takimi i radhës mes delegacionit Kosovës dhe Serbisë po besoj që fundi i gushtit dhe fillimi i shtatorit do të ketë një dinamikë të vetëfuqishme të udhëhequr nga BE dhe të mbështetur nga  SHBA të dialogu Kosovë-Serbi. Ndërsa sa i përket korrigjimit të kufijëve theksoi se është realitet kemi rreth 400 kilometra kufi në mes Kosovës dhe Serbisë, ne duhet ta përmbyllim shtetformimin apo konsolidimin e shtetit tonë dhe pa vënjen e vijave kufitar, dhe ky proces me Serbinë nuk është përmbyllur”, ka thënë presidenti Thaçi duke shtuar se në dialogun me Serbinë do të diskutohet edhe për shënjimin e vijës kufitare.

“Në dialogun me Serbinë do të diskutohet për demarkacionin dhe korrigjimin e kufijëve, por në kuadër të korrigjimit të kufijëve në asnjë rrethanë, në asnjë çmim dhe nga askush nuk do të mund të imponohet realizimi i aspiratës serbe për ndarjen e Kosovës. Po ashtu në kuadër të korrigjimit është e pranueshme dhe e realizueshme nga ana e jonë kërkesa e institucionalizuar e liderëve të Luginës së Preshevës për bashkëngjitje me Kosovën. Nëse ka marrëveshje dhe pajtim të dyanshëm askush nuk do mund të del kundër as NATO as Bashkimi Europian e as SHBA-ja për një marrëveshje të vullnetit të mirë të palëve të përfshira në dialog mes Kosovës dhe Serbisë. Ndarje të Kosovës nuk do të ketë, por korrigjim të kufijëve mund të ketë duke përfshirë Luginën e Preshevës”, tha presidenti Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit