Presidenti Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

“Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, e ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës./Kosova Post

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit