Protesta masive në Kroaci me rastin e vizitës së presidentit serb

Mos i humb

Pasi ishin mbledhur në orët e mëngjesit në sheshin Ban Jelaçiç në qendër të Zagrebit, një grup prej disa veteranëve të luftës dhe dhjetëra anëtarë të HVIDRA-s (Shoqata e Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së Kroacisë) u drejtuan kah sheshi i Shën Markut ku ndodhen ndërtesat e Parlamentit dhe Qeverisë kroate, duke protestuar kundër ardhjes së presidentit serb Vuçiç në një vizitë zyrtare dy-ditore në Kroaci.

Megjithatë, protestuesit u ndaluan nga kordoni i policisë para Portës së Gurit, disa qindra metra nga sheshi i Shën Markut.

Policia kroate më herët ka ndaluar mbajtjen e protestës në fjalë në sheshin e Shën Markut, pranë ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë kroate, të cilat gjithashtu do të vizitohen nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë qëndrimit të tij në Zagreb.

Protestuesit fillimisht hapën pankarta me mbishkrime “Serbia duhet të përgjigjet për gjenocid në Kroaci dhe të paguaj dëmshpërblim”.

Pas intonimit të himnit kombëtar kroat, protestuesit duke brohoritur “Tradhti, tradhti!” shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve policore.

Kryetarja e Shoqatës së të Vejave të Luftëtarëve Kroatë, Rozalija Bartoliç, të premten në një konferencë për media tha se protesta “me të vërtetën drejt së ardhmes”, të vejat dhe veteranët e luftës shprehën pakënaqësi për vizitën e Vuçiç-it sepse ata konsiderojnë se Kroacia Vuçiqin nuk e ka bashkëbisedues të sinqertë dhe të përgjegjshëm për të zgjidhur shumë probleme midis dy vendeve.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot mbërriti në një vizitë zyrtare dy-ditore në Republikën e Kroacisë, ku në zyrën e presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç u prit me nderime të larta shtetërore. Pas takimit me Grabar-Kitaroviç dhe takimit mes delegacioneve të të dy vendeve, Vuçiq do të vizitojë Parlamentin dhe Qeverinë e Kroacisë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit