Protesta për taksën, Dhomat e Tregtisë: Dënojmë aktet vandale, të hapet dialogu

Mos i humb

Dhomat e Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas protestës së të shtunës për tarifën në Rrugën e Kombit, duke dënuar dhunën, ndërsa kërkojnë të hapet dialogu mes Qeverise dhe sipërmarrjes së interesuar për një mirinformim dhe për të parë skemat e lehtësimit të impaktit të tarifës për përdoruesit e shpeshtë.

Deklarata e plotë

Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, në vijim të nismave të rëndësishme të saj organizon këtë Konferencë për shtyp për të përcjellë shqetësimin e saj në lidhje me ngjarjen e ndodhur së fundmi në “Rrugën e Kombit”.

Ngjarja që ndodhi pas një proteste, e cila duhet të kishte qenë paqësore dhe të përligjte të drejtat e kërkuara nga çdo qytetar Shqiptar, u transformua në flakë, shkatërrim dhe rrënim të investimeve të kryera nga Sipërmarrësit, të cilët do të kryejnë Ndërtimin, Përmirësimin, Mirëmbajtjen dhe Operimin e Autostradës Milot-Morinë.

Ne emër të Forumit të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Sipërmarrjes, shprehim solidaritetin tonë të plotë në mbrojtje të sipërmarrjes, e cila ka investuar 15 milionë euro.

Dënojmë rëndë çdo akt vandal dhe të jashtëligjshëm ndaj sipërmarrjes private, e cila në rastin konkret ka pësuar disa milionë euro dëme. Akte të cilat jo vetëm nuk na përfaqësojnë, por janë imazhi më negativ që mund t’i tregojmë investitorëve të huaj dhe atyre vendas për zhvillimin ekonomik në vendit tonë.

lmazhi më negativ që mund t’i tregojmë investitorëve të huaj dhe atyre vendas për zhvillimin ekonomik në vendit tonë. Misioni ynë është mbrojtja dhe mbështetja e Sipërmarrjes si dhe krijimi i një klime të sigurt në zhvillimin e aktivitetit të tyre të ligjshëm.

Duke u nisur nga sa ndodhi si dhe duke marre parasysh shqetësimin e bizneseve të prekura në lidhje me tarifat, kërkojmë që të hapet dialogu mes Qeverise dhe sipërmarrjes së interesuar për një mirinformim dhe për të parë skemat e lehtësimit të impaktit të tarifës për përdoruesit e shpeshtë.

Ndërkohë, kemi patur takim frytdhënës me Firmën Koncensionare, e cila na informoi mbi mundësitë dhe hapësirat në dobi të Sipërmarrjes.

Sot ritheksojmë më tepër se kurrë që kundërshtojmë me forcë çdo akt dhune dhe vandalizmi ndaj çdo Sipërmarrësi privat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit