Pse duhet t’i mbani të ndara frutat nga perimet

Mos i humb

Nëse jeni habitur kur keni parë frutat tuaj të kalben sa hap e mbyll sytë, tanimë do të kuptoni se ku keni gabuar dhe se çfarë ka ndodhur.

Në mënyrë absolute nuk duhet të lëmë frutat dhe perimet së bashku.

Shumë fruta prodhojnë një kimikat të quajtur etilen ndërsa ato mbijnë. Prodhimi i këtij kimikati mund të çojë në humbjen e klorofilit (kjo bën që zarzavatet të marrin ngjyrë të verdhë ose ngjyrë kafe). Sa më shumë të prodhojë etilen fruti aq më shumë rritet dhe saisa e gazit që prodhon. Pra, nëse një pjesë e frutave po ju prishen, duhet ta hidhni ose ta hiqni menjëherë në mënyrë që mos t’ju prishen edhe frutat apo perimet e tjera.

Për t’ju ndihmuar të kuptoni se cilat prodhojnë më shumë gaz, si dhe se kë prej tyre duhet të mbani larg, Business Insider ka përpiluar një listë të prodhimeve që duhet të ruani më vete, të prodhimeve që ju duhet të mbani larg prodhimeve të tjera, si dhe frutat dhe perimet që mund t’i ruani thuajse kudo.

Frutat dhe perimet që duhet të mbani veç

Këto fruta dhe perime prodhojnë një sasi të madhe gazi dhe janë gjithashtu mjaft të ndjeshme ndaj tij:

molla

avokado

banane të pjekura

lakra

patëllxhan

sallata jeshile

mango

kërpudha

nektarinat

qepë

dardha

pjeshkë

kumbulla

kungull

domate

Frutat dhe perimet që mund t’i mbajmë së bashku

Këto fruta dhe perime nuk prodhojnë shumë kimikate, por janë të ndjeshme ndaj tij:

shparg

brokoli

lule lakër

bishtaja

rrushi

bamje

patate

patate e ëmbël

shalqi

kungull i njomë

Frutat dhe perimet që mund t’i ruajmë kudo

Këto fruta dhe perime mund t’i ruajmë kudo pasi nuk prodhojnë kimikate.

Speca

(luleshtrydhe, boronica, manaferra, etj)

limoni

lakër jeshile

Ananas, edhe pse prodhojnë disa etilene.

Gjithsesi duhet të bëni kujdes, pasi frutat gjithnjë prodhojnë më shumë etilenit sesa perimet, ndaj perimet janë ato që kanë më shumë gjasa të prishen për shkak të prodhimit të gazit etilenit./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit