Qeveria vendos që vërtetimet për Dëshmorët dhe Invalidët e luftës të ndahen nga 1 dhjetori

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që vërtetimet për Dëshmorët e Kombit dhe Invalidët e Luftës në Kosovë të fillojnë të lëshohen nga data 1 dhjetor 2017.

Kështu ka bër të ditur Drejtori i Zyrës për Çështje të kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla.

Tutje theksohet se për këto vërtetime nevojiten këto dokumente:

Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Certifikata e Statusit (origjinal) dhe Certifikata e vdekjes (origjinal).

Për më shumë ja njoftimi i plotë:

”Njoftojmë Invalidët e Luftës dhe Familjet e Dëshmorëve, se Vërtetimet për Dëshmorë të Kombit dhe Invalidë të Lufës fillojnë të lëshohen që nga data 1 DHJETOR 2017, me orar 9:00 – 12:00 dhe 13:00 – 15:00. Për vërtetime të Invalidëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e lindjes (origjinal). Ndërsa për vërtetime të Dëshmorëve kërkohen: Çertifikata e Statusit (origjinal) dhe Çertifikata e vdekjes (origjinal).

Vërtetimet i hapin rrugë aplikimit të Invalidëve të Luftës për Komision Mjekësor, ku do të vlerësohet dhe rivlerësohet shkalla e invaliditetit, si dhe hapin rrugën e aplikimit për pension familjar të dëshmorëve”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit