Qeverisë i ka mbetur vetëm edhe një adresë për financimin e “Kosovës së Re”

Mos i humb

Qeveria e Kosovës shpresën e vetme për financimin e ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” tash e ka në Korporatën për Investime Private të Jashtme të SHBA-së (OPIC).

Kjo meqë, pak kohë pasi Banka Botërore njoftoi se nuk do ta mbështesë këtë projekt, edhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka përsëritur se nuk do të financojë projekte që shkelin politikën e BERZH-it për energjinë.

“BERZH-i nuk e konsideron këtë projekt”, është përgjigjja që shmang të gjitha dilemat nëse ajo mund të bëjë përjashtim për të përkrahur financiarisht një termocentral që shkel politikën financuese të BERZH-it për energjinë.

Lajmi vjen edhe në kohën kur BERZH-i po përgatitet të aprovojë një strategji të re për energjinë në pesë vjetët e ardhshëm, me të cilën synon të largojë tërësisht financimin për qymyrin, por akoma s’është dhënë përgjigje përfundimtare për shmangien e financimit për gaz dhe vajra, shkruan “Bankwatch”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit