Rama “godet” ish-kryebashkiakun Isa Sakja: Ka harruar të mbledhë plehrat në Golem

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama akuzon ish-kryebashkiakun e Kavajës Isa Sakja, se ka harruar me muaj të tërë të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit.

Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen pirgje gjigande me plehra, ndërsa thotë se heqja e tyre po bëhet nga kryebashkiaku i ri dhe me ndihmën e pushuesve.

Kreu i qeverisë iu kërkon ndjesë pushuesve për situatën, ndërsa kujton se me ligjin e ri për administrimin e vijës bregdetare nga qeveria, sezoni i ri do jetë pa zaptues.

POSTIMI I RAMËS
Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit?
Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë?
Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet?
Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash?

Rama Per Golemin
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit