Rezolutë kundër Izraelit në OKB: vrau padrejtësisht 120 palestinezë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dënoi përdorimin e tepruar të forcës kundër civilëve palestinezë nga ana e Izraelit, duke kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres që të rekomandojë një mekanizëm ndërkombëtar mbrojtje për territorin e pushtuar palestinez.

Asambleja miratoi një rezolutë me 120 vota, 8 kundër dhe 45 abstenime, me propozim të Algjerisë, Turqisë dhe palestinezëve, pasi Shtetet e Bashkuara kundërshtuan një rezolutë të ngjashme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në fillim të këtij muaji.

Rezoluta nuk është ligjërisht e detyrueshme, por ato kanë peshë politike.

Më shumë se 120 palestinezë janë vrarë forcat izraelite në protesta kufitare në Gaza që prej 30 marsit. Numri më i madh i vdekjeve ndodhi më 14 maj, ditën kur SHBA-të zhvendosën ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jerusalem.

Për shkak të dënimit ndërkombëtar të përdorimit të forces, Izraeli ka thënë se shumë prej viktimave ishin militantë. Ndërsa palestinezët dhe mbështetësit e tyre thanë se shumica e të vdekurve ishin civilë të paarmatosur. /tesheshi.com/