Ballina Shëndetësi “Rreth 300 milionë njerëz nuk janë në dijeni se jetojnë me hepatit”

“Rreth 300 milionë njerëz nuk janë në dijeni se jetojnë me hepatit”

45
0
SHPËRNDAJE

Nga 325 miliona në botë që kanë virusin e hepatitit B ose C, 300 milionë nuk janë në dijeni se bartin këto viruse, ndërsa miliona njerëz në botë përballen me rrezik nga sëmundje kronike të mëlçisë dhe nga kanceri si pasojë e viruseve të hepatitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shënon 28 korrikun si “Dita Botërore e Hepatitit” për të ngritur vetëdijen në mbarë botën kundër virusëve të hepatitit që kërcënojnë shëndetin e njerëzve dhe janë shndërruar në problem global shëndetësor.

Virusët e hepatitit janë pesë, edhe atë hepatiti A (HAV), hepatiti B (HBV), hepatiti C (HCV), hepatiti D (HDV) dhe hepatiti E (HEV), por më së shumti vdekje shkaktojnë virusët HBV dhe HCV.

Sipas “Raportit Botëror të Hepatitit për Vitin 2017” të publikuar vitin e kaluar nga OBSH, supozohet se në botë 325 milionë njerëz jetojnë me hepatit viral. Shumica e këtyre njerëzve nuk ka qasje në analiza ose trajtime për të shpëtuar jetën.

Ndërkohë, të dhënat e Asociacionit Botëror të Hepatitit (WHA) tregojnë se 300 milionë prej këtyre njerëzve nuk janë në dijeni se bartin virusët HBV dhe HCV që çojnë deri te “hepatitët viralë” që shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve. Kjo shifër përkon me 9 nga dhjetë njerëz me hepatit viral.

Në vitin 2015, 1,34 milionë njerëz humbën jetën si pasojë e virusëve të hepatitit.

– Miliona njerëz mund të shpëtojnë nga sëmundja nëse trajtohen

Eskpertët tërheqin vëmendjen se miliona njerëz në botë që vuajnë nga virusi mund të shpëtojnë nëse gjejnë mundësi për trajtim.

Hepatiti B, C dhe D mund të shkaktojnë sëmundje kronike të mëlçisë.

Sipas të dhënave të OBSH-së, 6,2 e popullsisë në rajonin e Paqësorit Perëndimor apo 115 milionë persona dhe 6,1 për qind apo 60 milionë persona në Afrikë supozohet të jenë të infektuar me HBV.

Po ashtu, hepatiti B, i cili ka tiparin e të shndërruarit në sëmundje kronike, mund të shkaktojë cerozë ose kancer në mëlçi.

Vaksinimi llogaritet si mënyra më e mirë për mbrojtje nga hepatiti B, i cili mund të jetë vdekjeprurës.

Ndërkaq, virusi HCV më shumë është i përhapur në rajonin e Mesdheut Lindor me 2,3 për qind ose 15 milionë persona dhe në Evropë me 1,5 për qind ose 14 milionë persona.

Hepatiti C është lloj infektimi që fillon me simptome si lodhja dhe dobësimi dhe që prek mëlçinë e zezë, nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë cerozën dhe kancerin e mëlçisë.

Hepatiti D, i cili është virus defektiv, nuk përbën infektim në vete dhe për t’u prodhuar ka nevojë për virusin e hepatitit B. Rrjedhimisht, virusi i hepatitit D shkakton hepatit vetëm te personat që janë të infektuar me hepatitin B.

Ndërkohë, hepatiti E i cili shfaq tipare të nëjta me virusin e heptatit A për sa i përket rrugëve të infektimit dhe gjetjeve klinike, mund të vërehet edhe të kafshët e egra dhe ato shtëpiake. Hepatiti E rezulton 20-25 për qind me vdekje te gratë shtatëzëna nëse ato infektohen në tre muajt e fundit. Vaksinimi luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen nga kjo sëmundje.

Në kuadër të Strategjisë së Sektorit Global Shëndetësor të OBSH-së në lidhje me hepatitin viral, deri në vitin 2030 synohet testimi i 90 për qind të rasteve të HBV-së dhe HCV-së dhe trajtimi i 80 për qind prej tyre.

– Vaksinimi, rruga më efikase e mbrojtjes

Infektimi me hepatitin B dhe C ndodh përmes rrugëve të ndryshme, siç janë transfuzioni i gjakut të pakontrolluar, ndarja e injektorëve të përdorur, përdorimi i përbashkët i briskut të rrojes dhe brushës së dhëmbëve, tatuazhet dhe shpimet në kushte të pashëndetshme, marrëdhëniet seksuale të pasigurta dhe kalimi nga nëna te foshnja gjatë lindjes.

Vaksinimi është mënyra më efikase për mbrojtje nga hepatiti A dhe B, ndërsa ende nuk ekziston ndonjë vaksinë për hepatitin C. Po ashtu, rëndësi të madhe kanë edhe masat parandaluese dhe sensibilizimi rreth infektimit me virusin./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here