Rritet numri i të vdekurve nga uragani Florence në SHBA

Mos i humb

Është rritur në 11 numri i personave që kanë humbur jetën në Karolinën Veriore dhe Jugore, ku stuhia Florence goditi pjesën lindore të SHBA-ve.

Uragani Florence i cili ka qenë efektiv në brigjet e Karolinës që nga dita e premte, u shndërrua në një stuhi tropikale pasi mbërriti në pjesën tokësore.

Stuhia tropikale ka shkaktuar shira, erë të fortë dhe viktima, ku zyrtarët në Karolinën e Veriut dhe të Jugut kanë njoftuar se ka arritur në 11 numri i personave që kanë humbur jetën.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, ishte njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, ka shpallur zonë fatkeqësie Karolinën e Veriut dhe se javën e ardhshme do të vizitojë zonën.

Për shkak të përmbytjeve të shkaktuara, shumë shtëpi në Karolinën e veriore dhe atë jugore janë përmbytur si dhe janë prekur më shumë se 1 milionë njerëz.

Po ashtu theksohet se si pasojë e uraganit ku janë anuluar më shumë se 2 mijë fluturime dhe se nga kjo mund të preken më shumë se 10 milionë persona, parashikohet se do të shkaktojë edhe një dëm me vlerë rreth 170 miliardë dollarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit