“Rritja ekonomike në Shqipëri do të vazhdojë edhe në të ardhmen”

Mos i humb

 

 

Ekonomia në Shqipëri arriti rritjen më të madhe në 10 vite me 3.84 për qind dhe do të vazhdojë me këto ritme edhe në të ardhmen, tha ministri i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, gjatë një konferencë për mediat, i cili foli për zhvillimet ekonomike në vend.

Në fjalën e tij, ministri Ahmetaj tha se rritja ekonomike ka ardhur si rezultat i investimeve të brendshme të huaja si dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Sipas tij trajektorja e papunësisë në Shqipëri, krahasuar me rajonin është në ulje.

Përsa i përket rritjes së besimit në ekonomi, Ahmetaj u bazua tek të dhënat e Bankës së Shqipërisë, e cila thekson se u rrit me 3.7 pikë në tremujorin e parë të vitit 2018.

“Indeksi i shifrës së afarizmit, prodhim plus shërbime përgjatë 3 mujorit të katër të vitit 2017 shënoi një rritje prej 4.7 për qind krahasuar me të njëjtin tre mujor të një viti më parë. Për investimet e huaja Shqipëria ka nivelin e dytë më të lartë në rajon, pas Malit të Zi në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto”, tha Ahmetaj.

Lidhur me eksportet dhe importet e mallrave, Ahmetaj tha se kanë vijuar rritje të qëndrueshme, ndërkohë që në krahun tjetër ka një rritje të importeve për makineri dhe pajisje. Ai shtoi se në të gjithë rajonin monedha vendase po forcohet për shkak të përmirësimit të ekonomisë së rajonit.

Duke folur për politikat e reja të lehtësimit të barrës fiskale të sipërmarrjes, Ahmetj tha janë 90 për qind e sipërmarrjeve shqiptare kanë përfituar ulje të ngarkesës fiskale.

Në fund ai nënvizoi se Qeveria e Shqipërisë ka hapur turin e konsultimeve në vend për paketën e re fiskale me të gjitha shoqatat, për të arritur sipas tij në një paketë akoma më të avancuar kur të miratohet buxheti i ri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit