Rusia i përgjigjet Serbisë në lidhje me arrestimin e Gjuriçit

Mos i humb

Ministri i Jashtëm rus, Sergeri Lavrov, në një përgjigje ndaj homologut të tij serb, Ivica Daçiç, ka qartësuar edhe njëherë qëndrimin e vendit të tij karshi Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të vendit.

Pas arrestimit në Kosovë të drejtorit të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ministri i jashtëm serb u kishte dërguar letër të gjithë përfaqësuesve të OKB-së, ku kishte shprehur shqetësimin e tij për këto ngjarje.

Ndërkaq, siç citojnë mediat serbe, në letren e kthyer dje nga Lavrov shprehet pajtimi i tij me të gjitha shqetësimet e ngritura nga Serbia për ngjarjet në Veri.

Sipas Lavrov, këto shqetësime janë adresuar edhe nga përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB dhe në Bashkimin Europian.

Ndryshe, kjo letër e Lavrov tek Daçiq është përcjellë gjatë ditës së djeshme nga ambasadori rus në Serbi, Aleksander Chepurin, gjatë takimit me Daçiç./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit