Saakashvili do të ligjërojë në Holandë

Mos i humb

 

 

Ish presidenti i Gjeorgjisë Mihail Saakashvili, i cili u dëbua nga Ukraina dhe u vendos në Holandë do të ligjërojë në “Speakers Academy”.

Saakashvili në një deklaratë me shkrim tha se ka arritur marrëveshje me menaxhmentin e “Speakers Academy” në Holandë, ku është vendosur pasi që u dëbua nga Ukraina.

Ai bëri të ditur se ka vendosur të merret vetëm përkohësisht me këtë punë në Holandë.

“Shpresoj se nuk do të nevojitet që të jap ligjërata për një periudhë të gjatë kohore dhe se përvojën time, në vend të ligjëratave, do të përdori për largimin e oligarkëve nga pushteti”, tha Saakashvili.

Në vitin 2017 Saakashvilit iu mor shtetësia e tij ukrainase dhe me vendimin e qeverisë në Kiev afro dy muaj më parë u dëbua nga Ukraina dhe u dërgua në Poloni. Më pas ai mori lejeqëndrim në Holandë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit