Sejdiu flet për marrëveshjen me partinë e Kaqusha Jasharit

Mos i humb

“Grupi i Deutetëve të Pavarur” ka arritur marrëveshje me Partinë Socialdemokrate, parti të cilën deri më tani e ka udhëhequr Kaqusha Jashari.

Arritjen e kësaj marrëveshje e ka konfirmuar për Insajderi, shefi i GP “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, Dardan Sejdiu.

Ai ka thënë se Kuvendi i ri i kësaj partie, do të mbahet më 9 Maj, nga dhe ku do të zgjidhet kryetari i ri dhe anëtarët e rinj të partisë.

“Po kemi arritur marrëveshje me partinë Socialdemokrate. Sipas marrëveshjes me 9 Maj do të mbahet Kuvendi, ku do të zgjidhen anëtarët dhe kryetari i partisë. Sipas asaj marrëveshje do të ketë një kandidat. Se cili do të jetë ai kandidat, do të shihet më 9 Maj.

Sejdiu nuk ka dashur të flas për emrin se cili do të mund të jetë kryear i partisë, por ka thënë se në Kuvendin e 9 Majit, do të propozohet vetëm një kandidat, dhe se ditëve në vijim do të vendoset se cili do të jetë ai.

Ai ka pranuar që Shpend Ahmeti ka ndihmuar në draftimin e deklaratës së parimeve.

“Po, Shpend Ahmeti ka qenë ndihmues i deritanishëm në formimin e partisë. Kemi punuar bashkarisht në krijimin e e deklaratës së parimeve”, ka thënë Sejdiu.

12 deputetët e Kuvendit, që tashmë kanë dhënë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jenë pjesë e kësaj partie, dhe po ashtu edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili mori udhëheqjen e kryeqytetit, pikërisht si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit