Sekretari britanik Javid: Aktet e urrejtjes nuk kanë vend në shoqërinë tonë

Mos i humb

Sekretari i Brendshëm i Mbretërisë së Bashkuar, Sajid Javid pas sulmeve me tokmak ndaj xhamive në Birmingham tha se në shoqëri nuk ka vend për akte që burojnë nga urrejtja dhe si të tilla nuk mund të pranohen.

Javid në rrjetin social shprehu shqetësimin për sulmet ndaj xhamive.

“Policia është duke hetuar motivin, por më lejoni të jem i qartë, në shoqëri nuk ka vend për akte nga urrejtja dhe në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të pranuar”, ka shkruar Javid.

Një nga xhamitë e vandalizuara është Qendra Islame Witton e cila bëri të ditur se të gjitha xhamat e objektit ishin thyer dhe se copëza nga xhamat e thyera kishin rënë brenda.

Yusuf Zaman, përgjegjësi i xhamisë Masjid Faizul Islam, tha se ishin të tronditur nga sulmi.

“Të rriturit thonë se për shkak të kësaj që ndodhi sot, fëmijët do t’i mbajmë larg xhamive, sepse xhamitë nuk janë të sigurta”, tha Zaman.

Policia më pas njoftoi se janë sulmuar katër xhami në Birmingham, të cilat u sulmuan me tokmak në orët e vonshme ndërsa muslimanët thonë se një sulmi i ri ka ndodhur në orët e mëngjesit, me çka numri i xhamive të sulmuara shkoi në pesë.

Drejtori i policisë Dave Thompson deklaroi se ende nuk dihet motivi i sulmit.

Muslimanët në Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmit terrorist të 15 marsit 2019 në dy xhamitë në Zelandë të Re, kanë kërkuar përforcimin e sigurisë së xhamive.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit