Ballina Shëndetësi Sëmundja e Parkinsonit, këto janë simptomat!

Sëmundja e Parkinsonit, këto janë simptomat!

42
0
SHPËRNDAJE

Sëmundja e Parkinsonit është çrregullim i sistemit nervor që ndikon në lëvizje trupore.

Simptomat fillojnë gradualisht, nganjëherë shfaqen me disa dridhje të trupit, që ju nuk mundeni t’i ndjeni në fillim. Dridhjet janë të zakonshme, por çrregullimet, vazhdimisht mund të shkaktojnë, ngurtësi apo lëvizje të ngadalshme.

Përgatiti: Arbrie Palushi

Në fazat e hershme të sëmundjes së Parkinsonit, fytyra juaj mundet pak ose hiç të paraqet shenja. Kur jeni në lëvizje, krahët e juaj nuk do lëvizin. edhe të folurit mund të bëhet i butë ose i paqartë. Simptomat e kësaj sëmundje përkeqësohen me kohë.

Meqenëse sëmundja e Parkinsonit nuk mund të shërohet, por përmes ilaçeve dhe trajtimeve simptomat mund të përmirësohen sadopak. Ndonjëherë, doktori juaj mundet të ju rekomandojë operacione në mënyrë që t’i rregullojnë disa pjesë ne tru për përmirësimin e simptomave.

Simptomat e kësaj sëmundje, nuk janë të njëjta për të gjithë. Shenjat e hershme të Parkinsonit janë të lehta dhe nuk mund të vëreni ndonjë dallim. Zakonisht simptomat fillojnë vetëm në një pjesë të trupit dhe shpesh ajo pjesë preket shumë nga ato simptoma, edhe kur ato fillojë të prekin edhe anët tjera të trupit tuaj.

Shenjat dhe simptomat e Parkinsonit munden të përfshijnë:

• Dridhje, zakonisht fillojnë në një gjymtyrë, kryesisht në njërën dorë apo në gishtat e juaj.
• Lëvizje të ngadalshme, përgjatë kohës, Parkinsoni mundet të ju ngadalësojë lëvizjet, duke bërë që edhe lëvizjet më të thjeshta të bëhen të vështira dhe shumë të ngadalshme, duke bërë kështu që edhe ecja të bëhet e vështirë.
• Muskuj të ngurtë, ngurtësinë dhe dobësinë e muskujve mund ta ndjeni në çdo pjesë të trupit. Ngurtësia e muskujve mund të ju shkaktojnë dhimbje dhe t’ia limitoj lëvizjet.
• Ekuilibër dhe qëndrim të dëmtuar, faza tjetër e kësaj sëmundje mund te shpie deri tek humbja e bilancit dhe ekuilibrit trupor.
• Humbje e reflekseve, mundësia qe t’i ndaloni veprimet të pavetëdijshme do të bie, duke përfshirë, të qeshurit apo edhe lëvizjen e krahëve gjatë ecjes.
• Të folurit ndryshon, do filloni të flisni me ngadalë, më butë, ose të hezitoni për të folur.
• Të shkruarit ndryshon, mund të bëhet shume e vështirë për të shkruar dhe shkrimi juaj do jetë më i shkurtë.

Vizitoni mjekët nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, jo vetëm për të diagnostikuar gjendjen tuaj, por edhe për të kuptuar shkakun e këtyre simptomave.

Shkaqet e kësaj sëmundje janë ende të pa ditura, por faktorë të ndryshëm mund të luanë një rol në paraqitjen e kësaj sëmundje, siç mund të jenë:

• Gjenet tuaja, hulumtues të kësaj sëmundje, kanë identifikuar, mutacione specifike të gjeneve, që mund të shkaktojnë sëmundje të Parkinsonit. Por këto nuk mund të jenë të shpeshta. Përveç disa rasteve të rralla ku shumë anëtarë te familjes kanë pasur këtë sëmundje.
• Ambienti mund të jetë një shkaktar i kësaj sëmundje, ekspozimi ndaj toksinave të ndryshme mund ta rrisin rrezikun për sëmundjen e Parkinstonit, po rreziku relativisht është shumë i vogël.

Të rinjtë rrallë mund të preken nga kjo sëmundje, Zakonisht mund të fillon në moshë të mesme apo të vonë, dhe rreziku rritet edhe me moshë. Njerëzit zakonisht bien pre e kësaj sëmundje diku rreth moshës 60 vjeçare. Nëse keni ndonjë të afërt me ketë sëmundje, mund t;iu zhvillohet edhe juve. Por, shanset janë shumë të vogla, vetëm nëse shumë të afërt mund të kenë apo të kenë pasur Parkinsonin. Gjithashtu, meshkujt mund të preken më shumë nga kjo sëmundje, sesa femrat.

Përderisa shkaqet e Parkinsonit janë të panjohura, edhe gjetja për parandalimin e sëmundjes mbetet ende një mister.

Disa studime thonë se duhet vazhdimisht të mbani veten aktiv me ushtrime, në mënyre që ta largoni rrezikun për shfaqjen e Parkinsonit. Ndërsa disa studime tjera, tregojnë se njerëzit që pinë shume kafeinë :kafe, çaj, coca cola – marrin këtë lloj sëmundje më shpesh sesa ata që nuk pinë këto pije. Por prapë, ende nuk ka asgjë të sigurt sa i përket këtij konstatimi. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here