Serbia e Mali i Zi përplasen për Kosovën

Mos i humb

Për shkak të Kosovës ka ndodhur një përplasje mes Serbisë dhe Malit të Zi.

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç, se shteti i tij përkrah Kosovën në rrugën e saj euroatlantike, ka ngjallur reagime në Serbi.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë qëndroi për vizitë zyrtare ministri i mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviç.

Në vizitën e tij, Boshkoviç ka thënë se Mali i Zi e mbështet Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik dhe se Kosova është shtet sovran.

Boshkoviç po ashtu ka thënë se çështja e formimit të ushtrisë së Kosovës është çështje e brendshme dhe se Mali i Zi nuk përzihet në çështjet e tilla të asnjë shteti.

Mirëpo, pas këtyre deklaratave të Boshkoviçit për Kosovën ka reaguar homologu i tij serb, Aleksandar Vulin.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë se Mali i Zi tashmë që edhe zyrtarisht është pjesë e KFOR-it, duhet ta dijë se ky mision është themeluar në bazë të Rezolutës 1244, e që sipas Vulinit, në këtë Rezolutë Kosova nuk përmendet si shtet i pavarur.

Ministri i Mbrojtjes iu përgjigj kështu Ministrit të së njëjtës Ministri të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, i cili tha se Kosova është shtet sovran.

“Anëtarët e misionit të KFOR-it duhet të jenë neutralë ndaj statusit dhe për këtë arsye deklaratat e ministrit të Mbrojtjes të Malit të Zi për mbështetjen e shtetit të Kosovës nuk janë në përputhje me misionin e KFOR-it. Shpresoj që Mali i Zi të kuptoj se oficerët i ka dërguar në misionin e KFOR-it dhe jo në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, iu kundërpërgjigj Vulin homologut të tij tij malazez, Boshkoviç.

Vulin këto komenti i bëri gjatë vizitës së tij zyrtare në Pekin të Kinës./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit