SHBA, mbi 103 mijë të vdekur nga COVID-19

Mos i humb

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 22.612, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.770.330.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me mbi 438.812 raste, Rusia me 387.623 dhe Spanja me 284.986 raste.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 376.309 raste të konfirmuara dhe 29.653 viktima.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afër 500 mijë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në rreth 16,3 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit