SHBA, politikanja muslimane Omar tërheq vëmendjen me postime

Mos i humb

Politikanja muslimane me origjinë nga Somalia, Ilhan Omar, e cila në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ka hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve nga rajoni Minnesota, vetëm disa orë përpara ceremonisë së betimit në Kongres ka bërë disa postime që kanë tërhequr vëmendjen.

Omar, e cila është politikanja e parë muslimane në historinë politike të SHBA-ve që hyn me mbulesë në Kongres, nga llogaria e saj në Twitter ka postuar fotografi me babain e saj në aeroportin Washington DC ku dhe ka shkruar: “23 vite më parë unë dhe babai im nga kampi i refugjatëve në Kenia zbritëm në aeroportin e Washington DC. Ndërsa sot kemi zbritur në këtë aeroport për t’u betuar në Kongres si somalezja-amerikane e parë”.

Pasi ka jetuar 4 vite në kampin e refugjatëve në Kenia, Omar mbërriti në SHBA në moshën 12 vjeçare. Pasi hyri në zgjedhjet e mesmandatit nga rajoni i Minnesota-s ajo fitoi përballë kundërshtares së saj republikane, Jennifer Zielinski.

Fillon zyrtarisht periudha e 116-të e Kongresit

Sot në Kongres do të betohen anëtarët e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të cilët fituan në zgjedhjet e mesmandatit më 6 nëntor në SHBA dhe në mesin e të cilëve janë Ilhan Omar, si dhe muslimanja me origjinë palestineze Rashida Tlaib, e zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve nga rajoni i Michigan-it.

Sipas mediave amerikane, Omar dhe Tlaib do të betohen duke vendosur dorën mbi Kur’anin e përkthyer në gjuhën angleze në 1734 dhe që i përket Thomas Jefferson-it, njërit prej themeluesve të SHBA-ve.

Politikanët amerikanë pas ceremonisë së betimit do të fillojnë zyrtarisht detyrën në periudhën e 116-të të Kongresit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit