Shembja e urës në Itali: Gjenden edhe 3 trupa nën rrënoja, 2 persona të zhdukur

Mos i humb

 

Të paktën 41 persona kanë humbur jetën në shembjen e urës Morandi në autostradën A10 në Gjenovë.

Mediat italiane theksojnë se ekipet e shpëtimit në teren gjatë natës kanë tërhequr edhe tre trupa nga rrënojat. Bëhet e ditur se trupat u gjetën në një automobil, i cili ishte nën një pjese të madhe të betonit.

Më tej theksohet se trupat u përkasin një familje tre anëtarëshe, përfshirë dhe një fëmijë, të cilët po udhëtonin për pushim. Dy persona të tjerë janë si të zhdukur.

Ura Morandi u shemb të martën kur mbi të ndodheshin dhjetra makina. Ata u rrëzuan nga një lartësi prej rreth 50 metrash, kurse 16 persona pësuan lëndime. Supozohet se shkak i rrëzimit të urës ishte era e fuqishme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit