Shpendi largohet nga selia e VV-së

Mos i humb

Shpend Ahmeti është larguar nga mbledhja e Kryesisë me arsyetimin se ka takime tjera.

Ai ka bërë të ditur se Albin Kurti është i vetmi kandidat deri më tani nga Vetëvendosje për kryetar të kësaj partie.

‘Diskutimi kryesor ka qenë rreth te dorëhiqurve. Po vazhdojnë diskutimet e brendshme, propozim ishte për mundësinë e një takimi të përbashkët. Sot përfundon afati për kandidaturat e VV e deri më tani është vetëm Albin Kurti si kandidat’, ka thënë Ahmeti teksa është larguar nga selia e VV, raporton Kosova Post.

Po ashtu nga takimi është larguar edhe Glauk Konjufca.

Ndryshe mbledhja e Kryesisë së Vetëvendosjes po vazhdon ende. Mbledhja ka filluar në ora 15.00./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit